Qeveria e Maqedonisë së Veriut miraton projektligjin për dhurimin e organeve

Si do të ndryshojë procedura e dhurimit të organeve me deklaratën te mjeku amë?

Qeveria e Maqedonisë së Veriut miraton projektligjin për dhurimin e organeve
Foto: Wikimedia Commons

SHKUP — Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për marrjen dhe transplantimin e pjesëve të trupit të njeriut për qëllime shërimi, me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë. Ndryshimet krijojnë për herë të parë një sistem të qartë regjistrimi të vullnetit të qytetarëve.

Çdo qytetar madhor, gjatë vizitës te mjeku i tij amë, do të japë deklaratë nëse pajtohet ose jo që pas vdekjes së tij të jetë dhurues i organeve dhe indeve. Kjo deklaratë do të evidentohet në sistemin kombëtar të shëndetësisë "Termini im". Qytetari mund ta ndryshojë vendimin në çdo kohë.

Me këto ndryshime, shteti do të ketë për herë të parë një pasqyrë më të saktë mbi gatishmërinë e qytetarëve dhe nivelin e besimit ndaj dhurimit të organeve. Njëkohësisht, rrethi i dhuruesve të gjallë zgjerohet: përveç të afërmve të përfshirë deri më tani, do të përfshihen edhe të afërm të tjerë në vijë anësore deri në shkallën e katërt të farefisnisë — përfshirë kushërinjtë e parë.

Mekanizmi mbrojtës përmes komisionit etik mbetet në fuqi, duke verifikuar vullnetarizmin e aktit dhe mungesën e çdo presioni. Procedurat lehtësohen gjithashtu me thjeshtimin e hapave administrativo-teknikë në përcaktimin dhe konfirmimin e vdekjes së trurit. Si do të ndryshojë dhurimi i organeve në Maqedoni?

"Me këtë zgjidhje ligjore bëjmë një hap të rëndësishëm drejt një sistemi në të cilin vullneti i qytarit do të shprehet qartë, do të mbrohet më shumë dhe do të respektohet në mënyrë më konsekuente", thotë ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu. Ai shtoi se akti do të buronte nga vendim i lirë dhe i informuar, ndërsa zgjerimi i rrethit të dhuruesve krijon mundësi të reja për trajtim mjekësor brenda kornizave të rrepta mjekësore, etike dhe ligjore.

Burim: Portalb
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Çfarë dihet për vjedhjen e arkës para kishës në Bërvenicë?
  2. Padi penale kundër 44-vjeçarit që dogji veturat diplomatike bullgare në Shkup
  3. Maqedonia në rrezik të shtuar nga thatësia, kërkon mjete për adaptim
  4. Çfarë gjeti policia në aksionin anti-drogë në Shkup e Tetovë?

Vazhdo leximin