Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Protesta e katërt në Prishtinë kundër aktgjykimit të Speciales

Qytetarët mblidhen sërish në sheshin “Skënderbeu” në orën 21:00, ndërsa tubime mbahen edhe në Zürich.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

PRISHTINË — Për të katërtën natë radhazi, qytetarët janë ftuar të mblidhen në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke filluar nga ora 21:00, në shenjë kundërshtimi ndaj aktgjykimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Foto: www.epokaere.com
Foto: www.epokaere.com

Organizata “Liria ka Emër” ka bërë thirrje për pjesëmarrje në tubim, ndërsa organizatori Çlirim Haziri ka konfirmuar se protesta e sonte shënon ditën e katërt të mobilizimit qytetar. “Edhe sonte, bashkë në shesh. UÇK nuk është vetëm. Asnjëherë. Nuk heshtim përballë padrejtësisë”, ka shkruar Haziri.

Tubimet po zhvillohen nën moton “Jo në emrin tim”, pas aktgjykimit të shpallur në Hagë.

Ndërkohë, një grup i të rinjve shqiptarë në Zvicër organizon një tubim në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Me moton “Jo në emrin tim!”, tubimi mbahet në Helvetiaplatz në Zürich, duke filluar nga ora 15:00. Pjesëmarrësit janë ftuar të jenë me flamuj kombëtarë, flamuj dhe simbole të UÇK-së. Tubimi është lejuar zyrtarisht nga Policia e Zürich-ut.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Bregu i Diellit 1 Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme