Zhurma Press E Mërkurë · 30 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Moti Rryma Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 16:28 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 13:00 · Dreka
ZHURMA
Jetesa RAJ

Promovohet vepra e Sali Bashotës “Rikthimi i Servantesit në Ulqin”

Vepra e autorit Sali Bashota do të promovohet në Librarinë “Ulqini” në kuadër të një organizimi të pëbashkët.

Redaksia ZHURMA 15:33 1 min lexim
Promovohet vepra e Sali Bashotës “Rikthimi i Servantesit në Ulqin”
FOTO · Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, në bashkëpunim me Librarinë “Ulqini”, do të organizojë promovimin e veprës “Rikthimi i Servantesit në Ulqin” të autorit Sali Bashota. Vepra është realizuar në kuadër të Rezidencës Letrare në Ulqin, projekt i mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit e Republikës së Kosovës, ndërsa është botuar nga Shtëpia Botuese REA në Prishtinë.

Në këtë ngjarje, në emër të organizatorit do të përshëndesë kryetari i SHAI “Art Club”, Ismet Kallaba. Për veprën do të flasë kritiku Qazim Muja, kurse takimin do ta moderojë studiuesja e letërsisë Vediha Gjoni. Programi përfshin gjithashtu leximin e fragmenteve nga vepra dhe një bashkëbisedim me autorin Sali Bashota.

Burimet: KultPlus (klaster 1 outlets).

Komentet