Vazhdo leximin
⌕ ☆
Sport

Prishtina mposht Dritën në Gjilan dhe merr kreun e Superligës

FC Prishtina shënoi fitore 2:1 ndaj Dritës në ndeshjen e mbetur, duke u ngjitur në krye të renditjes tabelare në Superligën e Kosovës.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

GJILAN — FC Prishtina ka regjistruar një fitore të madhe në Gjilan, duke mposhtur Dritën me rezultat 2:1 në ndeshjen e mbetur të Superligës së Kosovës, ndërsa takimi u parapri nga një përplasje mes tifozerive të dy klubeve.

Prishtina mposht Dritën në Gjilan dhe merr kreun e Superligës
Foto: insajderi.org

Blendi Baftiu kaloi kryeqytetasit në epërsi qysh në minutën e shtatë në stadiumin me bar sintetik, kurse kampionët aktualë barazuan rezultatin me Blerim Krasniqin në minutën e 19-të. Golin e fitores dhe të tri pikëve për Prishtinën e siguroi Ardian Hasani, i cili shënoi në minutën e 51-të të ndeshjes.

Kjo fitore e ka ngritur skuadrën prishtinase në krye të tabelës me 29 pikë, duke lënë dy pikë pas Malishevën që pozicionohet e dyta.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Brezovica 2 Brezovicë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme