Prishtina arrin marrëveshje me punëtorët grevistë, pritet rifillimi i punës
Kryeqyteti ka arritur marrëveshje me Sindikatën e punëtorëve teknikë në grevë, ndërsa puna e tyre e rregullt pritet të rifillojë gjatë javës së ardhshme.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
PRISHTINË — Kryeqyteti ka arritur marrëveshje me Sindikatën e punëtorëve teknikë në grevë, ndërsa puna e tyre e rregullt pritet të rifillojë gjatë javës së ardhshme. Sipas njoftimit të Drejtoria e Arsimit në Prishtinë, veprimet e nevojshme administrative janë ndërmarrë, ndërsa pagesat e para janë realizuar sot. Pjesa tjetër e pagesave pritet të përfundojë deri të martën.
Deri në rikthimin e punëtorëve teknikë, pastrimi dhe mirëmbajtja e shkollave do të mbulohet nga Ndërmarrja Publike Banesore dhe ndërmarrja “Pastrimi”. Drejtoria e Arsimit do të koordinojë dhe mbikëqyrë zbatimin e këtyre masave, për të siguruar kushte të përshtatshme për nxënësit dhe mësuesit.