Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Beha: Proceset në Hagë u dizajnuan për fajësinë e katërshes së UÇK-së

Gazetari Besian Beha thotë se Dhomat e Specializuara në Hagë kanë ndërtuar rastet e gjykuara për të dënuar katërshen e UÇK-së për krim të përbashkët.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Gazetari Besian Beha ka deklaruar se Dhomat e Specializuara në Hagë kanë dizajnuar rastet e gjykuara në mënyrë që aktgjykimi përfundimtar ndaj katërshes së UÇK-së të përfundojë me fajësinë për ndërmarrjen e përbashkët kriminale. Ai ka përmendur rastin e Sali Mustafës dhe të Pjetër Shalës, duke thënë se e gjithë procedura ka shkuar në funksion të atij qëllimi.

Beha: Proceset në Hagë u dizajnuan për fajësinë e katërshes së UÇK-së
Video · YouTube ↗

Beha thotë se Dhomat e Specializuara kanë marrë rastin e Calit dhe të Pjetër Shalës, kanë konstatuar ekzistencën e një ndërmarrje kriminale të përbashkët dhe kanë përdorur të njëjtat vendime dhe detaje për të përfshirë katërshen e UÇK-së në aktgjykim. Ai shton se Cali është dënuar për një viktimë, të cilën trupi gjykues e pranon se Sali Mustafa nuk e ka vrarë, por thotë se ky nuk ka marrë veprime për ta liruar në kohën kur ofensiva serbe ka hy.

Beha thekson se dizajnimi i këtyre rasteve duhet të zgjojë shoqërinë dhe shtetin e Kosovës më herët për të kundërshtuar formën se si trajtohej procesi në Hagë. Ai deklaron se mbrojtja e katërshes së UÇK-së ishte lënë e vetme, pa ndihmë, ndërsa pas aktgjykimit dënues më 16 shtator, shoqëria ka kaluar euforinë dhe sot nuk ka vëmendje si atëherë.

Beha thekson se përgatitja për Apel duhet të jetë shumë e madhe, por nuk është shumë shpresëdhënës sa i përket trupit gjykues, sepse është i njëjti që ka qenë në rastin e Calit dhe të Pjetër Shalës.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Veternik 2 Prishtinë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme