Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Hoxhaj: NATO dhe BE kundërpërgjigje ndaj ndikimit kinez

Ish-kryediplomati i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kërkuar që anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe BE të shihet si përgjigje strategjike ndaj ndikimit kinez në Ballkan.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Ish-kryediplomati i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se anëtarësimi i vendit në NATO dhe Bashkimin Evropian, së bashku me integrimin euroatlantik të rajonit, është përgjigja më e mirë ndaj ndikimit kinez në Ballkan. Hoxhaj ka theksuar se angazhimi kinez në ekonomi, ushtri dhe teknologji pasqyron ambiciet gjeopolitike të Pekinit në rajon. "Kosova dhe Ballkani nuk mund të mbeten pafundësisht në paradhomën e Evropës!", ka shkruar ai. Sipas Hoxhajt, shpresa se rritja e ndikimit kinez dhe lufta e Rusisë në Ukrainë do ta zgjonin Evropën gjeopolitikisht ende nuk është përmbushur. Ai ka vlerësuar se rajoni është përballur me status quo dhe stagnim, ndërsa zgjerimi nuk ka sjellë asnjë shtysë të re për Evropën.

Hoxhaj: NATO dhe BE kundërpërgjigje ndaj ndikimit kinez
Foto: albeu.com
Video · Facebook ↗

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Ortakoll: Wesley Clark, Prizren 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme