Dhëndri i drejtorit të Prokurimit në Policinë e Kosovës u shpall fitues i tenderit…
Dhëndri i Artan Fejzës, drejtorit të Prokurimit në Policinë e Kosovës, u shpall fitues i një tenderi 1.2-milionësh për autobusë, ndërsa procedura u anulua pas dy vjetësh
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Artan Fejza, drejtor i Prokurimit në Policinë e Kosovës, po hetohet nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) për dyshime për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe konflikt interesi në proceset e prokurimit. Sipas burimeve, dhëndri i tij, kompania “Ideal Shala B.I.”, u shpall fituese e një tenderi për blerjen e pesë autobusëve në vlerë prej 1.2 milion eurosh. Megjithatë, kontrata nuk u nënshkrua, ndërsa procedura u anulua pas afro dy vjetësh.
IPK ka rekomanduar suspendimin e Fejzës nga detyra deri në përfundim të hetimit penal, duke shqyrtuar edhe dhjetëra kontrata të prokurimit të lidhura me të.