Gazeta popullore shqiptare Abonohu falas →
Ne bëjmë zhurmë 📣
E Hënë · 27 Korrik 2026 ● Lajmi i fundit
Lajm

Në Çarshi u vendos pllaka përkujtimore për urbanistin polak

Kryetari i Komunës së Çairit vlerësoi kontributin e Ciborovskit në rindërtimin e qytetit

Redaksia ZHURMA + Ruaj
Në Çarshi u vendos pllaka përkujtimore për urbanistin polak
FOTO · Foto: Danuta Rago / Wikimedia Commons

SHKUP — Në shenjë nderimi për një nga figurat që la gjurmë në historinë e Shkupit, sot u shpalos pllaka përkujtimore kushtuar urbanistit të njohur polak, Adolf Ciborovsk. Ceremonia u organizua si shprehje mirënjohjeje për kontributin e tij në rindërtimin e kryeqytetit pas tërmetit të vitit 1963, dhe ruajtjen e trashëgimisë historike të Çarshisë së vjetër të Shkupit.

Në këtë ngjarje morën pjesë kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti, kryeatri i Qytetit të Shkupit dhe mbesa e Adolf Ciborovskit, të cilët vlerësuan figurën dhe veprën e urbanistit polak. Mexhiti tha se Ciborovski dha një kontribut të rëndësishëm për planifikimin e urbanit të qytetit.

Tërmeti katastrofik i vitit 1963 shënoi një kthesë vendimtare për historinë urbane të Shkupit rindërtimi i qytetit veç tjerash përbënte edhe një sfidë për të përcaktuar se si do të duket dhe cfarë identiteti do të kishtë Shkupi në të ardhmen. Pikërisht në këtë proces Adolf Ciborovski dha një kontribut të rëndësishëm si një nga ekspertët kryesor ndërkombëtar të angazhuar në planifikimin urban të qytetit.

Ndërkoh kryetari i qytetit të Shkupit theksoi se Ciborovski është një emër kyç dhe se nuk duhet të mbetet i papermendur. "Në ditën kur shënojmë 63 vjetorin e tërmetit katastrofik, nuk duhet të lejojmë që në këto ditë të mbetet pothuajse i papërmendur një nga emrat kyc për qytetin e Shkupit në momënt solidaritet dhe të rindërtimit", theksoi ai.

Ceremonia u mbyll me vendosjen e luleve pranë pllakës përkujtimore, e cila nga sot do të shërbej si një simbol i përhershëm mirënjohjeje për Ciborovskin. Burim: Almakos, https://almakos.com/video-ne-carshi-u-vendos-pllake-perkujtimore-per-urbanistin-polak/
— Redaksia ZHURMA

Nga Enciklopedia

Muzeu →