Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Elektriçisti 60-vjeçar humb jetën teksa riparonte defektin në Pogradec

Agim Beqiri kishte konstatuar defektin një ditë më parë dhe ishte rikthyer këtë mëngjes për ta rregulluar

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

POGRADEC — Një elektriçist rreth 60 vjeç ka humbur jetën këtë të shtunë në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, teksa po punonte për riparimin e një defekti në rrjetin e ndriçimit. Sipas informacioneve paraprake, Agim Beqiri dyshohet se ra në kontakt me rrymën elektrike gjatë punës për riparimin e linjës ku ishte shfaqur defekti.

Elektriçisti 60-vjeçar humb jetën teksa riparonte defektin në Pogradec
Foto: Ilustrim · Policia e Kosovës - Veturat e njësitit K9 (Public domain) / Wikimedia Commons

Sipas informacioneve dhe banorëve që folën jashtë kamerave, elektriçisti i ndjerë e kishte evidentuar defektin një ditë më parë dhe ishte rikthyer këtë të shtunë për të zëvendësuar llambën. Burimet bëjnë me dije se në shtyllë ndodheshin dy linja tensioni. Ai dyshohet se kishte çaktivizuar vetëm njërën prej tyre, ndërsa tjetra kishte mbetur aktive, me të cilën dyshohet se ra në kontakt, duke humbur jetën.

Po sipas të njëjtave burime, ai ka qëndruar për disa minuta pa shenja jete në shtyllë, derisa shërbimet arritën të zbrisnin trupin e pajetë, i cili ishte ende i lidhur me pajisjet e sigurisë. Beqiri punonte prej vitesh si elektriçist dhe ishte përgjegjës për mirëmbajtjen e rrjetit të ndriçimit rrugor në fshatra.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj Nëse doni të jeni i pari për t'u informuar mbi lajme ekskluzive, regjistrohuni më poshtë.

Burim: Gazeta Tema, https://www.gazetatema.net/kronika/tragjike-ne-pogradec-elektricisti-humb-jeten-teksa-riparonte-ndricimin-r-i575911
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Veternik 2 Prishtinë 3 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme