Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kulturë

Në Çarshinë e Shkupit u vendos pllaka përkujtimore e urbanistit

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, dhe Julia Ciborowski, mbesën e urbanistit të njohur polak Adolf Ciborowski

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

SHKUP — Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, së bashku me kryetarin e Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, dhe Julia Ciborowski, mbesën e urbanistit të njohur polak Adolf Ciborowski, zbuluan sot në Çarshinë e Vjetër pllakën përkujtimore kushtuar Ciborowskit, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij në rindërtimin e Shkupit pas tërmetit katastrofik të vitit 1963 dhe për angazhimin e tij në ruajtjen e trashëgimisë historike të qytetit.

Në Çarshinë e Shkupit u vendos pllaka përkujtimore e urbanistit
Foto: Adolf Ciborowski / Wikimedia Commons

Gjatë kësaj ceremonie Mexhiti theksoi rëndësinë e kujtesës historike dhe vlerësimit të personaliteteve që kanë lënë gjurmë të përhershme në zhvillimin e Shkupit. “Adolf Ciborowski ishte një prej njerëzve që kuptoi se një qytet nuk ndërtohet vetëm duke krijuar të renë, por edhe duke ruajtur atë që e bën të veçantë. Kontributi i tij në ruajtjen e Çarshisë së Vjetër mbetet pjesë e historisë së Shkupit, ndërsa kjo pllakë përkujtimore është shprehje e mirënjohjes sonë për vizionin dhe përkushtimin e tij,” deklaroi Mexhiti.

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, e cilësoi Ciborowskin një emër që nuk duhet harruar: «Në ditën kur shënojmë 63-vjetorin e tërmetit katastrofik, nuk duhet të lejojmë që të mbetet pothuajse i papërmendur një nga emrat kyç për qytetin e Shkupit në momentin e solidaritetit dhe të rindërtimit», tha ai, sipas Almakos. Ceremonia u mbyll me vendosjen e luleve pranë pllakës përkujtimore.

Burim: Portaleb.mk

— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Rr.Tirana, Prizren 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme