Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Ekonomi

Interkoneksioni 400 kV drejt vënies në funksion

Maqedonia dhe Shqipëria afrohen në rrjetin energjetik

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

TIRANË — Interkoneksioni energjetik 400 kV (kilovolt) mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë po hyn në fazën përfundimtare të realizimit. Punimet në nënstacionin 400 kV në Ohër, sipas drejtorit të MEPSO-s Burim Latifi, kanë avancuar drejt përfundimit, ndërsa pas instalimit të pajisjeve primare dhe sekondare kanë nisur testimet operative dhe funksionale.

Interkoneksioni 400 kV drejt vënies në funksion
Foto: Master-6 / Wikimedia Commons

Pas inspektimit të punimeve, Latifi tha se këto janë hapat e fundit para vënies në funksion të nënstacionit, i cili është pjesë e projektit për lidhjen e sistemeve elektroenergjetike mes dy vendeve. Ky progres dëshmon përkushtimin tonë për realizimin e projektit sipas afateve të planifikuara.

Projekti është pjesë e vizionit strategjik për zhvillimin e Korridorit 8, jo vetëm si korridor rrugor dhe hekurudhor, por edhe si korridor energjetik që lidh Maqedoninë me Shqipërinë dhe më tej me tregun evropian të energjisë. Me përfundimin e tij do të krijohet një lidhje e re strategjike energjetike ndërmjet dy vendeve.

Interkoneksioni 400 kV mes Maqedonisë dhe Shqipërisë do të rrisë sigurinë e sistemit të transmetimit dhe do të rritet kapacitetet ndërkufitare. Përveç kësaj, do të përshpejtohet integrimi i tregut rajonal të energjisë.

Burim: TV21

— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Brezovicë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme