KEDS: rrebeshe e breshër të mërkurën
Sa të rrezikuara janë rrebeshet e parashikuara për të mërkurën?
PRISHTINË — Të mërkurën në Kosovë pritet mot i paqëndrueshëm: diell dhe vranësira me rrebeshe lokale shiu e breshër herë pas here. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16 dhe 18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë 27–30 gradë.
Era do të fryjë nga veriu me shpejtësi 20–60 kilometra në orë. Në rajonet me zhvillime të theksuara konvektive, era pritet të jetë dukshëm më e fuqishme — rrezik për dëme në struktura të hapura e bimësi.
Ky parashikim vjen pas ditësh me temperatura në rritje. Reshjet e shiut të ditëve të fundit nuk kanë mjaftuar për të zbutur ethet e verës në disa zona të vendit.
Burim: Klan Kosova
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.