← Jashtë kufijve
Live · Jashtë kufijve · 22:11 · 8 Korrik 2026

Kur zhvillohet Panairi i Librit 'Presheva 2026'?

Rreth 30 shtëpi botuese prezantojnë për dy ditë me mijëra tituj për të gjitha moshat dhe zhanret, ekspozitë me vepra të artistëve nga Presheva, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Nga Redaksia ZHURMA XFacebookTelegramWhatsApp
FOTO · Ilustrim · Biblioteca Nacional, Pristina, Kosovo, 2014-04-16, DD 14 (CC BY-SA 3.0) / Wikimedia Commons

— TIRANË, 8 korrik. Panairi i Librit "Presheva 2026" çelet sot në Shtëpinë e Kulturës "Abdulla Krashnica". Me moton "Libri dhe tradita", rreth 30 shtëpi botuese do të prezantojnë për dy ditë me mijëra tituj për të gjitha moshat dhe zhanret, ekspozitë me vepra të artistëve nga Presheva, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, të shoqëruara me tingujt e muzikës sonë tradicionale.

Ky është edicioni i dytë i këtij panairi i cili organizohet nga Biblioteka "Mehmet Jusufi" në Preshevë dhe Shtëpia Botuese "Albas", me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Shqipërisë, ambasadës shqiptare në Serbi, Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe Komunës së Preshevës.

Ky panair konsiderohet si një hapësirë e rëndësishme takimi për botues, institucione kulturore, autorë dhe lexues, duke promovuar librin, leximin dhe trashëgiminë tonë kulturore. Në edicionin e tij të dytë, Panairi i Librit në Preshevë po konsolidohet si një ngjarje me rëndësi të veçantë për promovimin e kulturës së librit shqip, duke forcuar bashkëpunimin kulturor dhe lidhjet ndërmjet institucioneve, botuesve, autorëve dhe lexuesve në të gjitha trevat shqipfolëse.

— Burim: ATSH, https://ata.gov.al/2026/07/08/30-shtepi-botuese-nga-trevat-shqipfolese-ne-panairin-e-librit-presheva-2026/

— Redaksia ZHURMA

Reklamë · nga shtëpia
ZhurmaStudio
Përmbajtje, rrjete sociale, ueb dhe AI — nga ekipi që bën këtë faqe.
Njihu me Studion →
Etiketat #jashte-kufijve #lajme #kultura #presheva-tetova #keshillit-kombetar-shqiptar
Lidhje nga arkiva

Të ngjashme

sipas temës · #jashte-kufijve

Më të lexuarat sot

Top 10
Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr për me e thanë mendimin.

Vure re një gabim në këtë artikull? Na shkruaj te zhurmapress@gmail.com — përgjigjemi brenda 72 orëve. · Standardet §6

Zbulo Zhurmën