Vazhdo leximin
e enjte, 29 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Shoqëri

Ulet numri i pacientëve në Gostivar — 564 raste të reja brenda një dite

Ministria e Shëndetësisë: 1.554 pacientë të rinj janë evidentuar në Spitalin e Përgjithshëm

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

GOSTIVAR — Ministria e Shëndetësisë doli me dhënat më të reja. Nga atje thonë se është vërejtur një ulje fillestare e numrit të pacientëve të rinj të kontrolluar në Spitalin dhe Qendrën Shëndetësore të Gostivarit. Sipas tyre, në mënyrë kumulative, deri tani në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit janë evidentuar 1.554 pacientë, ndërsa në Qendrën Shëndetësore të Gostivarit 1.392.

Ulet numri i pacientëve në Gostivar — 564 raste të reja brenda një dite
Foto: Ilustrim · A waiting room at a medical healthcare clinic, doctor's office, hospital (CC BY 4.0) / Wikimedia Commons

Katër personat që ishin të hospitalizuar tashmë janë lëshuar për trajtim në shtëpi. Deri tani janë dorëzuar 140 raportime zyrtare, të cilat po përpunohen nga ekipet epidemiologjike të Qendrës për Shëndet Publik në Tetovë dhe Institutit për Shëndet Publik. Gjithashtu janë kryer 81 anketa epidemiologjike.

Sa i përket trendit ditor të pacientëve të rinj, të dhënat tregojnë se gjatë ditës së djeshme janë evidentuar gjithsej 564 pacientë të rinj në spital dhe në qendrën shëndetësore, që paraqet ulje krahasuar me ditën paraprake, kur ishin regjistruar 649 pacientë të rinj dhe ishte shënuar numri më i lartë i kontrolleve brenda një dite.

Burim: TV21
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Bregu i Diellit 2 Prishtinë 3 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme