Numri i personave të sëmurë në Gostivar është në rënie
Ministri Klekovski: 80 raste të reja, dy herë më pak se më parë
GOSTIVAR — Numri i personave të sëmurë në Gostivar është në rënie, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, gjatë vizitës së tij në Spitalin Special për Sëmundje të Mushkërive në Leshok. Ai tha se kemi rreth 80 raste të reja të raportuara, që është dy herë më pak se numrat e mëparshëm dhe kjo tregon qartë se jemi në një trend rënës.
Ministri i Shëndetësisë tha se numri i përgjithshëm i të prekurve është rreth 4.000. Deri më tani janë regjistruar 750 raste të sëmundjeve ngjitëse, ndërsa janë intervistuar epidemiologjikisht 490 persona. Mund të them se epidemia po hyn në fazën e qetësimit dhe tani fillon faza e analizës së plotë epidemiologjike për të përcaktuar kronologjinë e ngjarjeve.
Në këtë fazë duhet të bëhet dallimi mes rasteve të lidhura me epideminë dhe atyre të gastroenteriteve të zakonshme, deklaroi Klekovski. Ai shtoi se, sipas analizave të fundit, uji nga ujësjellësi i qytetit ende nuk mund të përdoret as për qëllime teknike.
Për të qenë uji i sigurt, kontrollohet niveli i klorit në të, por ende nuk është arritur niveli i dëshiruar. Po kryhen analiza të rregullta në disa pika matëse dhe, sapo klorimi të arrijë nivelin e kërkuar, do të jepet leja për përdorimin e ujit si ujë teknik, sqaroi ministri.
Lidhur me ujin e pijshëm në Leshok, Klekovski tha se situata është e njëjtë prej vitesh dhe se Spitali Special në Leshok prej shumë vitesh përdor ujë të pijshëm nga dispenserët, ndërsa nuk e përdor ujin nga ujësjellësi i fshatit për konsum.
Kujtojmë se, në Gostivar është shpallur epidemi për shkak të numrit të madh të rasteve të prekura nga uji i ndotur, ndërsa Qeveria ka shpallur edhe gjendje krize 30-ditore për të përballuar situatën në Gostivar.
Prokuroria Publike më 20 korrik shpalli rezultatet e analizave, të cilat treguan se në ujë kishte pasur 48 herë më shumë baktere se vlerat e lejuara. Artikulli i mëparshëm Para 63 vjetëve, Shkupi u godit nga një tërmet i madh Shkup, në ujërat e lumit Lepenc u shfaq një shkumë e madhe.
Burim: Portalb, https://portalb.mk/po-ulet-numri-i-personave-te-semure-ne-gostivar-uji-nuk-eshte-ende-i-sigurt-per-perdorim/
— Redaksia ZHURMA