Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Politikë

Konjufca: Mbledhje për strategjinë e krerëve të UÇK-së në Apel

Zëvendëskryeministri Glauk Konjufca udhëhoqi mbledhjen e parë të grupit punues për strategjinë shtetërore në Dhomat e Specializuara.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka udhëhequr mbledhjen konstituive të Grupit Punues, i cili ka për detyrë hartimin dhe harmonizimin e Strategjisë Shtetërore për procedurat e apelit para Dhomave të Specializuara në Hagë. Gjatë këtij takimi të parë, janë shqyrtuar drejtimet kryesore të strategjisë, janë caktuar grupet përgjegjëse për hartimin e saj dhe është përcaktuar plani i përgjithshëm i punës.

Konjufca: Mbledhje për strategjinë e krerëve të UÇK-së në Apel
Foto: epokaere.com

Konjufca thekson se “në këtë mbledhje diskutuam drejtimet kryesore të strategjisë, caktuam grupet përgjegjëse për hartimin e saj, dhe përcaktuam planin e përgjithshëm të punës. Angazhimi ynë është që krerët e luftës sonë çlirimtare ta kenë mbështetjen e plotë të shtetit të Kosovës në betejën e tyre në apel”. Ai shtoi se do të mbrohet me vendosmëri e vërteta e luftës në arenën ndërkombëtare kundër çdo përpjekjeje për shtrembërim.

Sipas tij, lufta çlirimtare e UÇK-së qëndron në themelet e lirisë dhe shtetit, ndaj institucionet dhe forcat politike do të qëndrojnë të bashkuara për mbrojtjen e kësaj të drejte historike.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Bregu i Diellit 2 Prishtinë 3 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme