Një i vdekur dhe tre të lënduar në aksident në Gostivar
Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti në rrugën magjistrale Gostivar–Strazhë.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
GOSTIVAR — Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar në një aksident komunikacioni që ndodhi më 11.09.2026 në orën 22:55 në rrugën magjistrale Gostivar–Strazhë, rreth 500 metra nga një objekt hotelier.
Sipas raportimeve, në aksident u përfshinë dy automjete “Golf”, njëri me targa të Gostivarit dhe tjetri me targa të Tetovës. Vdekja e drejtuesit të mjetit me targa të Tetovës, D.N. (21), u konstatua nga mjeku i Ndihmës Mjekësore Urgjente në vendin e ngjarjes, ndërsa tre personat e tjerë u transportuan në Qendrën Mjekësore në Gostivar, ku u konstatuan lëndime trupore.
Këqyrjen në vendngjarje e kanë kryer Prokurori Publik dhe ekipi i këqyrjes nga DPB Gostivar.