Në Vaun e Dejës burri godet bashkëshorten, gruaja në gjendje të rëndë
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vaun e Dejës, ku një burrë ka goditur bashkëshorten e tij.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vaun e Dejës, ku një burrë ka qëlluar bashkëshorten e tij duke i shkaktuar dëmtime të rënda në trup. Krimi në familje ka ndodhur rreth orës 13:00. E dëmtuara është transportuar me autoambulancë drejt spitalit rajonal të Shkodrës dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, në rrezik për jetën.
Sipas njoftimit paraprak të policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Barbullush, ku shtetasi V. K., 73 vjeç, dyshohet se ka goditur bashkëshorten e tij, shtetasen L. K., 68 vjeçe. Policia e Shkodrës ka bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e bashkëshortit në komisariat, ndërsa forcat e policisë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes.