Vazhdo leximin
e premte, 16 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Korçë: Dy të arrestuar dhe 23 të proceduar penalisht pas protestës së dhunshme

Autoritetet policore në Korçë kanë vënë në pranga dy persona dhe kanë nisur procedimin penal për 23 të tjerë, pas akteve të dhunës dhe dëmtimit të pronave publike gjatë tubimit…

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

KORÇË — Gjatë zhvillimit të një tubimi në qytetin e Korçës, pjesëmarrësit kanë hedhur gurë, pllaka guri dhe sende të forta metalike në drejtim të institucioneve shtetërore dhe pronave publike, duke kundërshtuar gjithashtu punonjësit e rendit. Si pasojë e këtyre incidenteve, autoritetet kanë arrestuar në flagrancë dy shtetas, konkretisht F. L., 21 vjeç, banues në Voskop, dhe O. K., 19 vjeç, banues në Bilisht, ndërsa 23 persona të tjerë janë proceduar penalisht, mes të cilëve 15 janë të mitur. Veprimet e dhunshme kanë shkaktuar dëme materiale në disa godina institucionale, përfshirë Bashkinë e Korçës, Drejtorinë Arsimore, Universitetin «Fan S. Noli» dhe gjimnazin «Raqi Qirinxhi», si dhe në kangjella trotuoresh, tabela reklamash e sinjalistikë rrugore. Këto protesta në qytet u ngritën në mbështetje të atyre që po zhvillohen në Tiranë.

Korçë: Dy të arrestuar dhe 23 të proceduar penalisht pas protestës së dhunshme
Foto: telegrafi.com
Video · RTSH · YouTube ↗

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Veternik Prishtinë 25 kamera →