Vazhdo leximin
e premte, 16 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Kallëzim penal ndaj drejtorit të DPHM-së për keqpërdorim

Nëntë persona fizikë dhe një person juridik dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim dokumentesh në Drejtorinë për Punë Hidrometeorologjike.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Njësia për Kriminalitet Financiar ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup kundër ushtruesit të detyrës së drejtorit të DPHM-së dhe disa të punësuarve të tjerë, për shkak të dyshimeve për veprat penale të keqpërdorimit të pozitës dhe autorizimit zyrtar, si dhe falsifikimit të dokumenteve. Sipas autoriteteve, përmes procedurave të kontestuara u është mundësuar dy personave juridikë nga Shkupi dhe Manastiri përfitim i kundërligjshëm pasuror në vlerë të përgjithshme prej 30.026.836 denarësh, përkatësisht rreth 487.715 euro.

Kallëzim penal ndaj drejtorit të DPHM-së për keqpërdorim
Foto: alsat.mk

Në një rast tjetër të ngjashëm, autoritetet policore në Strumicë kanë ngritur kallëzim penal në prokurorinë përkatëse kundër ish-kryetarit të Strumicës dhe personave të tjerë nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë vitit 2022, lidhur me legalizimin e një ndërtese pa leje në fshatin Kuklish.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Brezovica 2 Brezovicë 23 kamera →