Gara e sporteve ajrore “HIZI KUP 2026” zhvillohet këtë fundjavë në Brezne
Aktiviteti i veçantë sportiv i dedikuar sporteve ajrore organizohet këtë fundjavë në lokacionin piktoresk të Liqenit të Breznës.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Në lokacionin piktoresk të Liqenit të Breznës do të mbahet aktiviteti i veçantë sportiv i njohur si “HIZI KUP 2026”. Ky organizim u njoftua nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Dragash, e cila bashkëpunon me “Aeroklub Prishtina” për realizimin e kësaj gare që u dedikohet sporteve ajrore.