Probleme teknike në Itali, anulohen fluturime nga dhe drejt Rinasit
Problemet teknike në kontrollin ajror italian sjellin anulimin e fluturimeve nga dhe drejt Aeroportit të Tiranës.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
TIRANË — Probleme teknike në sistemet e kontrollit të trafikut ajror në Itali kanë sjellë anulimin e disa fluturimeve nga dhe drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës. Sipas njoftimit të TIA-s, anulimet kanë prekur fluturimet drejt dhe nga Milano (Malpensa), Torino, Verona, Pisa, Rimini dhe Xhenova, si pasojë e kufizimeve të vendosura në hapësirën ajrore italiane.
Aeroporti i Tiranës njoftoi se është në koordinim me kompanitë ajrore dhe autoritetet përkatëse për të ndjekur situatën dhe për të minimizuar ndikimin te pasagjerët, të cilëve u rekomandohet të kontrollojnë rregullisht njoftimet mbi statusin e fluturimeve.