Suhareka dhe gjashtë fshatra mbesin pa ujë deri në orën 15:00
Ndërprerja e furnizimit me ujë erdhi si pasojë e problemeve me energjinë elektrike në stacionin e pompave.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
SUHAREKË — Qyteti i Suharekës dhe gjashtë fshatra përreth kanë mbetur pa furnizim me ujë si pasojë e ndërprerjeve të energjisë elektrike në stacionin e pompave «Pusi i Atit».
Sipas njoftimit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit «Hidroregjioni Jugor», nga kjo ndërprerje preket qyteti i Suharekës si dhe fshatrat Gelancë, Gjinoc, Leshan, Tërrnje, Nepërbisht dhe Shirokë. Ndërprerja do të zgjasë deri në orën 15:00.
KRU «Hidroregjioni Jugor» ka bërë të ditur se furnizimi me ujë pritet të rikthehet pas normalizimit të energjisë elektrike.