Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Në Gjilan po ndërtohet reparti i ri pediatrik ndonëse ekzistuesi ka pak pacientë

Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit po ndërtohet reparti i ri pediatrik prej rreth 1 milion eurosh.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

GJILAN — Pak javë para zgjedhjeve të 7 qershorit është vendosur gurëthemeli i repartit të ri pediatrik në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, në një ceremoni ku mori pjesë edhe niveli i kryeministrit të shtetit. Objekti i ri spitalor po ndërtohet në vlerë prej rreth 1 milion eurosh, pavarësisht se Gjilani tashmë e ka një repart të ngjashëm të ndërtuar në vitin 2010 me një kapacitet prej 28 shtretërve.

Në Gjilan po ndërtohet reparti i ri pediatrik ndonëse ekzistuesi ka pak pacientë
Foto: zeri.info
Video · YouTube ↗

Sipas një raporti zyrtar të vitit 2023, përqindja e shfrytëzueshmërisë së shtretërve në repartin ekzistues është vetëm 20 për qind, çka tregon se pediatria ka shumë pak pacientë të hospitalizuar. Gjatë hulumtimit në institucionin spitalor, drejtori i tij, Afrim Cana, nuk është përgjigjur në telefon pasi është njoftuar për praninë e medias.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka ofruar një përgjigje me shkrim pas më shumë se një jave, duke pranuar numrin e vogël të pacientëve. Megjithatë, ShSKUK ka theksuar se nevoja për një investim të tillë nuk duhet të bazohet te ky numër, duke shtuar se spitali publik i Gjilanit u shërben edhe zonave përreth Bujanocit dhe Preshevës.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Gjilani 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme