Vazhdo leximin
e shtunë, 31 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Sistemi i sigurisë në trafik, qytetarët kërkojnë vetëdijësim

Kamerat e trafikut evidentojnë shkeljet, por qytetarët shprehen të pasigurt dhe kërkojnë kulturë në komunikacion.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Implementimi i sistemit «Qyteti i Sigurt» ka sjellë kamera që evidentojnë shkeljet e vozitësve në komunikacion, por kjo masë nuk ka mjaftuar që qytetarët të ndjehen të sigurt në rrugë. Qytetarët shprehen se problemet nuk zgjidhen vetëm me gjoba e kamera, duke theksuar se mungon kultura e komunikacionit, infrastruktura e duhur dhe përgjegjësia nga ana e shoferëve që drejtojnë automjetet me shpejtësi të madhe apo lëvizin mbi trotuare.

Sistemi i sigurisë në trafik, qytetarët kërkojnë vetëdijësim
Video · YouTube ↗

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, sistemi «Qyteti i Sigurt» përfaqëson një segment të rëndësishëm në modernizimin dhe përmirësimin e kontrollit të trafikut, duke mundësuar dokumentimin e kundërvajtjeve dhe veprimin efikas të shërbimeve kompetente. Nga aty theksojnë se qëllimi nuk është vetëm ndëshkimi i shoferëve të papërgjegjshëm, por rritja e ndërgjegjësimit për respektimin e rregullave dhe krijimi i një mjedisi më të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

Paralelisht me këtë sistem, autoritetet policore vazhdojnë kontrollet e rregullta me theks te shkeljet që shkaktojnë aksidente, si shpejtësia e lejuar, alkooli, mungesa e patentës, parakalimet e parregullta dhe përdorimi i telefonit celular. Gjatë tri ditëve të fundjavës së kaluar, zyrtarët policorë kanë konstatuar 2.720 kundërvajtje në trafik dhe kanë privuar nga liria 67 persona për drejtim të pakujdesshëm të automjetit.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Tokbashqe, Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme