Vazhdo leximin
e shtunë, 31 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Aksion policor në disa qytete, 13 të arrestuar për lëndë narkotike

Trembëdhjetë persona janë ndaluar gjatë kontrolleve policore në Shkup, Prilep, Demir Kapi, Bogovinë dhe Shtip.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

Një aksion i gjërë i policisë ka çuar në arrestimin e trembëdhjetë personave të moshës 18 deri në 46 vjeç brenda një periudhe dy ditore në disa qytete të vendit, përfshirë Shkupin, Prilepin, Demir Kapinë, Bogovinën dhe Shtipin. Gjatë kontrolleve të ndërmarra në terren, autoritetet kanë sekuestruar sasi marihuane, materie të bardhë në formë pluhuri dhe kokrrizash, si dhe tableta e sende të ndryshme me përmbajtje pluhuri.

Aksion policor në disa qytete, 13 të arrestuar për lëndë narkotike
Foto: zhurnal.mk
Video · YouTube ↗

Nëntë nga të dyshuarit u kapën vetëm në kryeqytet ku u gjetën lëndë narkotike, ndërsa raste të tjera u zbuluan në mjedise të ndryshme institucionale dhe lokale. Në institucionin e vuajtjes së dënimit në Prilep, gjatë kontrollit të një të burgosuri 32-vjeçar u gjetën materie pluhur dhe tableta me ngjyra të ndryshme. «Po të njëjtën ditë, në orën 21:00, në fshatin Bogovinë, zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Kamjan e kanë privuar nga liria një 44-vjeçar nga fshati Pirok, pasi tek ai është gjetur dhe konfiskuar marihuanë», thuhet në njoftim, duke shtuar se ai është mbajtur në stacion policor. Ndërkohë, në Demir Kapi u ndalua një 29-vjeçar nga Koreshnica me substanca të dyshimta, kurse në Shtip një 26-vjeçar nga Shkupi u kap duke konsumuar marihuanë.

Sipas MPB-së, pas dokumentimit të plotë të secilit rast, ndaj personave të ndaluar do të ngrihen kallëzimet përkatëse penale.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Rrethi i arabëve Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme