MPB: Shtatë shoferë të arrestuar për drejtim të parregullt të automjeteve
Shtatë persona janë ndaluar nga policia gjatë 24 orëve të fundit për drejtim të pakujdesshëm të automjeteve motorike në vend.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Gjatë njëzet e katër orëve të fundit, në lokacione të ndryshme të vendit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria shtatë shoferë për veprën penale të drejtimit të pakujdesshëm të automjetit motorik. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, tre nga personat e ndaluar kanë drejtuar mjetet pa patentë shoferi, ku në mesin e tyre ishin H.I. (39) nga Velesi, një person nga Kumanova dhe një tjetër nga fshati Selcë i Tetovës.
Raporti policor thekson se dy prej shoferëve janë kapur duke drejtuar automjetet nën ndikimin e alkoolit, ndërsa dy të tjerë kanë qenë duke vozitur pavarësisht se kishin ndalim aktiv për drejtimin e automjeteve motorike. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, autoritetet policore bëjnë të ditur se ndaj tyre do të parashtrohen kallëzimet përkatëse penale.