Policia arreston një person të kërkuar nga Interpoli dhe një tjetër në Merdarë
Autoritetet policore ndalojnë një shtetas të kërkuar nga Luksemburgu përmes Interpolit dhe një person tjetër për sulm fizik në Merdarë.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Një shtetas kosovar i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga autoritetet e Luksemburgut është arrestuar nga Policia e Kosovës. Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari me inicialet D.A., i cili kërkohej për veprën penale të vjedhjes përmes Interpoli-t, u prangos nga njësitet e Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në bashkëpunim me njësitet e tjera.
Në një ngjarje tjetër, një person është arrestuar në Pikën e Kalimit Kufitar në Merdarë të Podujevës nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht një person tjetër. Viktima ka marrë trajtim mjekësor pas sulmit, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.