1.478 shoferë pa helmetë në shtator, MPB konfiskon 88 motoçikleta
Sektori për Çështje të Trafikut pranë MPB-së ka konfiskuar 88 motoçikleta dhe ka regjistruar 1.478 shofër pa helmetë gjatë shtatorit 2026.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Sektori për Çështje të Trafikut pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme ka kryer kontrolle të përforcuara gjatë shtatorit 2026, duke regjistruar 1.803 kundërvajtje. Nga këto, 1.478 kanë të bëjnë me mospërdorimin e helmetës mbrojtëse. Kontrollat më të larta janë bërë në Shkup (437 raste), Manastir (233) dhe Veles (213). Gjithashtu, janë konfiskuar 88 motoçikleta për shkelje të nenit 300-b të Kodit Penal.
MPB-ja vazhdon kontrollat e përforcuara dhe apelon për përdorimin e helmetës dhe respektimin e rregullave të trafikut.