Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Ekonomi

Ministria gjobit Prishtinën për mbeturinat dhe paralajmëron masa ndaj komunave

MMPH-ja ka shqiptuar gjoba ndaj Komunës së Prishtinës dhe disa komunave të tjera për shkak të gjendjes me mbeturina.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

PRISHTINË — Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka ndërmarrë masa ndëshkuese dhe administrative ndaj disa komunave dhe ndërmarrjeve publike për shkak të gjendjes së rëndë të mbeturinave në vend. Gjatë një konference për media, ministrja Fitore Pacolli ka njoftuar se Komuna e Prishtinës (/prishtina/) është ndëshkuar me dy gjoba prej pesë mijë eurosh secila, duke çuar shumën totale në dhjetë mijë euro për shkak të moskryerjes së obligimeve ligjore në menaxhimin e mbeturinave dhe keqmenaxhimin e ndërmarrjes publike “Pastrimi”.

Ministria gjobit Prishtinën për mbeturinat dhe paralajmëron masa ndaj komunave
Foto: sinjali.com
Video · Ekonomia Online · YouTube ↗

Sipas ministres, gjoba shtesë janë vendosur edhe ndaj Komunës së Istogut me pesë mijë euro, si dhe ndaj kompanive rajonale përgjegjëse, ku kompani e Prishtinës “Pastrimi” i është shqiptuar gjoba prej dy mijë eurosh, ndërmarrja “Ambienti” në Pejë është gjobitur dy herë me pesë mijë dhe dy mijë euro, kurse kompania “Higjiena” në Deçan është ndëshkuar me dy mijë euro. Pacolli ka theksuar se situata paraqet rrezik për mjedisin dhe shëndetin publik, ndërsa ka njoftuar se krahas komunave janë gjobitur edhe qytetarë për hedhje të paligjshme të mbeturinave përmes kontrolleve me dronë e kamera.

Lidhur me situatën në komunat veriore të vendit, ministrja ka bërë të ditur se ajo paraqitet edhe më e vështirë, por tashmë është caktuar lokacioni për ndërtimin e një deponie të re në bashkëpunim me Bashkimin Evropian, ndërsa qytetarët janë ftuar t'i dërgojnë mbeturinat në deponitë legale që hapen çdo të shtunë.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Ulpianë, Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme