Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Sport

Bërnli hesht për dëmtimin e Armando Brojës dhe synon trajnerin e ri

Klubi anglez ende nuk ka dhënë detaje për gjendjen e sulmuesit shqiptar, ndërsa po afron trajnerin e ri.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Klubi i Bërnlit nuk është shprehur ende publikisht rreth situatës së Armando Brojës, i cili u largua i dëmtuar nga fusha e lojës në minutat e parë të ndeshjes ndaj Linkoln. Trajneri i shkarkuar pas asaj sfide, Niki Hejen, deklaroi se sulmuesi i kombëtares shqiptare kishte dëgjuar “kërcitje në ije”, duke lënë të kuptohet se dëmtimi mund të jetë serioz, ndërsa klubi nuk ka njoftuar ende afatet e rikuperimit.

Bërnli hesht për dëmtimin e Armando Brojës dhe synon trajnerin e ri
Foto: balkanweb.com

Ndërkohë, drejtimi i skuadrës po shkon drejt ndryshimeve dhe në mediat angleze diskutohen emrat për stolin. Zvicerani Fabio Çelestini paraqitet si kandidati kryesor për të marrë drejtimin e ekipit dhe ka udhëtuar drejt Anglisë për të firmosur. Kulmin e karrierës së tij ai e shënoi me fitoren e dy titujve kampion me Bazelin, ndërsa më herët ka drejtuar edhe CSKA-në e Moskës.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Pejton, Prishtinë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme