Vazhdo leximin
e diel, 1 nëntor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Mbrojtja njofton apelim, afati 30 ditor për katër ish-eprorët e UÇK-së

Ekipet mbrojtëse të ish-eprorëve të UÇK-së paralajmërojnë apelim të aktgjykimit të Hagës, ndërsa afati për dorëzimin e njoftimit për apel është 30 ditë nga shpallja e vendimit.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Ekipet mbrojtëse të katër ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë bërë të ditur se do të kundërshtojnë aktgjykimin dënues të shpallur nga trupi gjykues i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë më 16 shtator.

Mbrojtja njofton apelim, afati 30 ditor për katër ish-eprorët e UÇK-së

Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi u shpallën penalisht përgjegjës për krime lufte, duke përfshirë ndalimin e paligjshëm ose arbitrar, trajtimin mizor, torturën dhe vrasjen e paligjshme. Gjykata hodhi poshtë akuzat për krime kundër njerëzimit.

Bazuar në rregulloren e procedurës, palët që synojnë të apelojnë duhet të dorëzojnë njoftimin për apel brenda 30 ditëve nga shpallja e vendimit. Më pas, kryegjykatësi i panelit të Gjykatës së Apelit, e cila përbëhet nga tre anëtarë, mund të caktojë një gjykatës raportues për procedurën paraapeluese, i cili merr masat e nevojshme procedurale për përgatitjen e çështjes.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Pejton, Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme