Zhurma Press E Diel · 16 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
Lajmi i fundit · 02:45 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Politikë SHQ

Çfarë u diskutua në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së?

Pse kryeministri Edi Rama ishte pjesë e mbledhjes së grupit parlamentar?

Redaksia ZHURMA 15:04 Përditësuar 07:10 1 min lexim
Çfarë u diskutua në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së?
FOTO · Foto: Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

TIRANË — Një mbledhje e grupit parlamentar të PS është mbajtur në Kryesinë e Kuvendit ku pjesë e saj ishte dhe kryeministri Edi Rama. Gazetarja Eksiola Shehu raportoi se mbledhja u zhvillua me dyer të mbyllura dhe tashmë ka përfunduar me largimin e Ramës dhe një pjese të kabinetit qeveritar.

Shehu thekson se fokusi i diskutimeve kanë qenë dy seanca që do mbahen këtë javë, ditën e nesërme dhe ditën e enjte. Ditën e nesërme pjesa më e madhe i dedikohet raporteve të institucioneve të pavarura, ndërsa të enjten është një seancë nornale me rend dite që i takon projektligjeve.

Gjithashtu, në mbledhjen e grupit të PS-së është kërkuar që deputetët të jenë më aktiv në rrjetet sociale. Kanë mbetur dhe 4 seanca plenare për tu zhvilluar në muajin korrik për t’u mbyllur sesioni parlamentar, ku me interes pritet të jetë reforma territoriale ku është ngritur një komision i posaçëm. Burim: Tetova Sot
— Redaksia ZHURMA

Komentet
Radio Kosova 1 zhurma.fm