Zhurma Press E Enjte · 01 Tetor 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Moti Rryma Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 18:37 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 13:00 · Dreka
ZHURMA
Viral & Showbiz SHQ

Publik është arti dhe jo jeta private e artistëve

Reflektim mbi qarkullimin e videove intime dhe kufirin mes jetës private e asaj publike në epokën e rrjeteve sociale.

Redaksia ZHURMA 17:05 1 min lexim
Publik është arti dhe jo jeta private e artistëve
FOTO · javanews.al Arkivi ZHURMA

Ka një keqkuptim të madh në epokën e rrjeteve sociale. Sapo një njeri bëhet i njohur, mendohet se jeta e tij ose e saj private bëhet pronë e publikut. Rasti i videove intime që qarkullojnë këto ditë, ku ndodhen kompozitori Adrian Hila dhe disa këngëtare, sjell në vëmendje një debat që shkon përtej personave konkretë. Të jesh figurë publike nuk do të thotë të jesh njeri pa privatësi.

Adrian Hila dhe këngëtaret e përfshira janë figura publike për shkak të veprimtarisë së tyre artistike. Publik është arti, krijimtaria, aktiviteti profesional, si dhe suksesi apo dështimi i tyre artistik, por kjo nuk e bën automatikisht publike jetën e tyre seksuale. Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut pranon se edhe personat shumë të njohur publikisht kanë një pritshmëri legjitime për mbrojtjen e jetës private.

Interesi i publikut nuk është e njëjta gjë me kuriozitetin e tij. Numri i madh i njerëzve kuriozë që klikojnë, komentojnë apo shpërndajnë materiale, nuk e shndërron kuriozitetin në interes publik. E drejta e publikut për t'u informuar nuk mund të reduktohet në etjen për të ditur hollësi nga jeta private e të tjerëve, veçanërisht kur bëhet fjalë për intimitetin seksual në hapësira private.

Burimet: JavaNews (klaster 1 outlets).

Komentet