Si i përgjigjet Kushner protestave për resortin në Zvërnec?
Affinity Partners i përgjigjet protestave të shumëditore në Zvërnec me premtimin se do të respektojë "proceset publike", ndërsa kryeministri Rama mbron projektin.
TIRANË — Kompania e lidhur me \1, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump, i tha Radios Evropa e Lirë se i respekton "proceset e vazhdueshme publike dhe institucionale" për projektin turistik në Zvërnec dhe se "është e gatshme të ecë përpara, ndërsa ato zhvillohen".
Asher Abehsera, kryetar i Sazan Real Estate Development LLC, tha për REL se "fokusi ynë mbetet te kujdesi i përgjegjshëm, përmirësimi mjedisor, krijimi i vendeve të punës dhe krijimi i vlerës afatgjatë për komunitetet lokale". Ai shtoi se janë "të entuziazmuar për mundësinë për të krijuar një destinacion të klasit botëror".
Protestat kundër punimeve në zonën Pishë Poro-Nartë, peizazh i mbrojtur me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare, nisën javën e kaluar. Më 2 qershor, qytetarë u mblodhën para ndërtesës së Qeverisë në Tiranë me thirrje për anulimin e projektit dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Banorë, qytetarë dhe shoqëri civile kanë ngritur shqetësime për ndikimin në mjedis, pronësinë e tokës dhe transparencën.
Rama e ka mbrojtur projektin, duke thënë se ai nuk do të ndalet për sa kohë është kryeministër. Ai deklaroi gjithashtu se \1 ka bllokuar një transaksion prone të lidhur me projektin — një pretendim që SPAK nuk e ka konfirmuar publikisht. SPAK konfirmoi më 1 qershor se ka nisur një hetim lidhur me Zvërnecin, por pa dhënë hollësi.
Kompania e Kushnerit mori statusin e investitorit strategjik në dhjetor 2024 për resortin në ishullin e Sazanit nga Komiteti i Investimeve Strategjike, i drejtuar nga Rama. Kushner kishte deklaruar në mars 2024 se synon të ndërtojë hotele dhe qindra vila në zonën e Zvërnecit. Rama tha të martën se Kushner "nuk ka bërë kërkesë për të qenë investitor strategjik" për Zvërnecin.
Burim: Evropa e Lirë
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.