Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Kryetari i degës së PDK-së në Itali shpreson për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

Patriot Krasniqi reagoi pas aktgjykimit të Hagës, duke shprehur besim se çlirimtarët do të kthehen në Kosovë.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, kryetari i degës së PDK-së në Itali, Patriot Krasniqi, ka reaguar duke shprehur mbështetje dhe shpresë për lirimin e tyre.

Kryetari i degës së PDK-së në Itali shpreson për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së
Foto: zeri.info

Në reagimin e tij, Krasniqi iu drejtua Endrit Thaçit dhe theksoi qëndrimin e tij të fortë pas vendimit, duke kujtuar figurën e babait të tij, Hashim Thaçit.

“Me zemër plot dhimbje, por edhe me shpresë. Besojmë se shumë shpejt do të lirohen dhe drejtësia do të triumfojë. Çlirimtarët do të kthehen në Kosovë!”, shkroi Krasniqi në Facebook.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Ortakoll: Wesley Clark, Prizren 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme