Vazhdo leximin
e diel, 1 nëntor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Krasniqi nga Haga: Besojmë se sot të gjithë do të lirohen nga akuzat

Para hyrjes në Dhomat e Specializuara, familjarët shprehin besimin se ish-krerët e UÇK-së do të marrin vendim lirues.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Përpara hyrjes në objektin e Gjykatës Speciale në Hagë, ku është paralajmëruar shpallja e aktgjykimit, ka folur Altini, djali i Jakup Krasniqit. Ai ka theksuar se pret që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi të fitojnë pafajësinë dhe të kthehen të lirë në Kosovë. Sipas tij, pavarësisht vendimit që do të merret nga institucioni i drejtësisë, krenaria për luftën dhe për secilin prej ish-krerëve mbetet e pandryshuar. Gjatë deklaratës së tij, ai ka vlerësuar lart mbështetjen e qytetarëve, duke shtuar se është e rëndësishme që populli të dijë vlerën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Krasniqi nga Haga: Besojmë se sot të gjithë do të lirohen nga akuzat
Foto: javanews.al
Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Brezovica 2 Brezovicë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme