Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Ekonomi

Pse u refuzua plani urbanistik i Kodrës së Diellit?

Ministria e Transportit e ka refuzuar dy herë planin, ndërsa ministri Aleksandar Nikolloski thotë se faji nuk qëndron te dikasteri i tij

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

TETOVË — Zhvillimi i Kodrës së Diellit vazhdon të mbetet peng i mungesës së Planit të Detajuar Urbanistik. Edhe pse Komuna e Tetovës e ka përgatitur këtë plan, sipas informacioneve, ai është refuzuar dy herë nga Ministria e Transportit.

Pse u refuzua plani urbanistik i Kodrës së Diellit?
Foto: Ilustrim · Euro coins and banknotes (cropped) (Public domain) / Wikimedia Commons

I pyetur për këtë ngatërresë institucionale, ministri Aleksandar Nikolloski thotë se faji nuk qëndron te dikasteri i tij, por te Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, duke drejtuar gishtin nga bllokadat politike.

Nga ana tjetër, kreu i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, premton se në seancën e radhës të Këshillit, ky plan do të futet në votim. Sipas tij, projekti garanton një transformim rrënjësor që përfshin ndërtimin e hoteleve të reja dhe të një teleferiku që do të lidhë qytetin me qendrën turistike.

Edhe pse kreu i komunës ka premtuar disa herë se në Kodrën e Diellit do të vijnë investitorë të huaj, e së fundmi u përmendën grupe biznesi nga Katari, deri më tani në këtë pikë turistike nuk ka asnjë investim konkret në terren.

Burim: TV21, https://tv21.tv/kodra-e-diellit-pret-planin-urbanistik-kasami-dhe-nikolloski-premtojne-zhvillim-turistik/
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Ulpianë, Prishtinë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme