Vazhdo leximin
e hënë, 26 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆

Benzina shënon ulje në Maqedoni ndërsa nafta mbetet në të njëjtin nivel

Komisioni Rregullator i Energjetikës ka sjellë vendimin e ri për çmimet e derivateve të naftës.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut ka marrë vendimin për uljen e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,89 për qind krahasuar me vendimin paraprak. Çmimet e benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 pësojnë ulje për pesë denarë për litër, ndërsa çmimi i EURODIZELIT nuk ndryshon dhe mbetet në nivelin e deritanishëm.

Benzina shënon ulje në Maqedoni ndërsa nafta mbetet në të njëjtin nivel
Foto: botasot.info

Sipas vendimit të ri, çmimet maksimale të derivateve do të vlejnë nga data 27.10.2026, nga ora 00:01. EUROSUPER BS-95 do të tregtohet për 91 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 do të kushtojë 93 denarë për litër. Ndërkohë, EURODIZEL BS do të shitet për 99 denarë për litër.

Ndryshime përfshijnë edhe produktet e tjera, ku vaji ekstra i lehtë për amvisëri ulet për 0,50 denarë dhe do të shitet për 110 denarë për litër. Nga ana tjetër, çmimi i mazutit shënon rritje për 0,694 denarë për kilogram, duke arritur në vlerën prej 54,273 denarësh për kilogram.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Pejton 2, Prishtinë 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme