Vazhdo leximin
e diel, 1 nëntor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Ekonomi

KLSH zbulon shkelje në buxhetin e vitit 2025 me dëm 135 milionë euro

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar parregullsi të rënda në zbatimin e buxhetit të vitit 2025.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar shkelje të panumërta gjatë auditimit të zbatimit të buxhetit të shtetit për vitin 2025. Sipas raportit, auditimet kanë evidentuar 171.9 milionë lekë dëm ekonomik dhe 12.3 miliardë lekë efekte financiare negative, ku vlera totale e dy kategorive arrin në rreth 12.5 miliardë lekë, respektivisht rreth 135 milionë euro.

KLSH zbulon shkelje në buxhetin e vitit 2025 me dëm 135 milionë euro
Foto: panorama.com.al

Gjatë kontrollit janë zbuluar procedura prokurimi të kontraktuara me vlera më të larta se fondet në dispozicion, angazhime mbi fondet e miratuara, si dhe rritje e ndjeshme e stokut të borxhit tatimor e doganor. Janë regjistruar gjithashtu mangësi në planifikimin e investimeve publike dhe çelja e fondeve pa u detajuar në projekte konkrete. Për shkak të mospërputhjeve të rëndësishme me kërkesat ligjore, institucioni ka dhënë një konkluzion të kualifikuar për zbatimin e buxhetit.

Në 44 raste janë nisur procedura prokurimi për kontrata në vlerë prej 16.8 miliardë lekësh, ndonëse fondet ishin më të ulëta se vlera që synohej të kontraktohej, ndërsa në 39 projekte janë marrë angazhime financiare që tejkalonin fondet e miratuara me një diferencë prej 4.28 miliardë lekësh. Po ashtu, mbi 20% e shpenzimeve vjetore u kryen vetëm në muajin dhjetor.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Stacioni i autobusëve, Prishtinë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme