Vazhdo leximin
e enjte, 29 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kulturë

Klasa e shqipes që lindi nga lufta e Kosovës bëhet pjesë e Muzeut të Vlorës

Mësuesja Lefteri Metkaj dhuroi objekte dhe dokumente që lidhen me klasën e improvizuar për fëmijët kosovarë

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

VLORË — Një pjesë e historisë së solidaritetit të Vlorës me Kosovën gjatë luftës së vitit 1999 do të ruhet tashmë në fondin e Muzeut Historik të Vlorës. Mësuesja Lefteri Metkaj, e cila sot jeton në Greqi dhe jep mësim në klasat e gjuhës shqipe për fëmijët e diasporës, ka dhuruar një sërë objektesh dhe dokumentesh që lidhen me klasën e improvizuar për fëmijët kosovarë të strehuar në qytetin bregdetar.

Klasa e shqipes që lindi nga lufta e Kosovës bëhet pjesë e Muzeut të Vlorës
Foto: Muzeu Historik Vlorë / Wikimedia Commons

Në pranverën e vitit 1999, kur mijëra shqiptarë të Kosovës u detyruan të largoheshin për t’i shpëtuar gjenocidit serb, mësuesja e shkollës “Naim Frashëri” në Vlorë strehoi në banesën e saj një familje kosovare. Krahas kujdesit për ta, ajo u angazhua që fëmijët të mos mbeteshin pas në arsim.

Me mbështetjen e Drejtorisë Arsimore dhe në bashkëpunim me mësues të tjerë të qytetit, Lefteri Metkaj ngriti një klasë ku fëmijët e ardhur nga Kosova vijuan mësimin e gjuhës shqipe, shkrimit dhe leximit gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri.

Objektet e dhuruara do të pasurojnë fondin muzeal të qytetit të Vlorës. Na kontaktoni !

Burim: Diaspora Shqiptare, https://diasporashqiptare.al/2026/07/25/klasa-e-shqipes-qe-lindi-nga-lufta-e-kosoves-sot-behet-pjese-e-muzeut-te-vlores/
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Veternik 2 Prishtinë 3 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme