Faton Shoshi shfaqet në New York në krah të babait të Drake
Menaxheri kosovar ka ndarë një fotografi në rrjetet sociale me Dennis Graham.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Menaxheri i njohur kosovar, Faton Shoshi, ka shfaqur momente nga qyteti i New Yorkut ku ka dalë në shoqërinë e Dennis Graham, babait të reperit të famshëm Drake. Në rrjetin social Instagram, Shoshi ka ndarë me ndjekësit një fotografi të përbashkët, të cilën e ka shoqëruar me mbishkrimin «Me babushin».
Ky takim përbën një tjetër moment interesant për menaxherin, i cili gjatë viteve ka krijuar emër në industrinë e showbiz-it dhe ka ndërtuar lidhje me figura të ndryshme publike.