Zhurma Press E Premte · 14 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
Lajmi i fundit · 09:18 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Jetesa DIA

Çfarë mund të ndikojë kënga 'Flamingo' në solidaritetin e shqiptarëve?

Një bandë shqiptare në Gjermani i këndon Revolucionit Flamingo me këngën 'Flamingo', duke synuar të forcojë solidaritetin dhe të motivojë qytetarët të mos heshtin përballë padrejtësive

Redaksia ZHURMA 19:59 Përditësuar 07:11 1 min lexim
Çfarë mund të ndikojë kënga 'Flamingo' në solidaritetin e shqiptarëve?
FOTO · Foto: Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

GJERMANI — Protestat e “Revolucionit Flamingo” nuk kanë bërë jehonë vetëm në rrugët dhe lagjet e Shqipërisë, por edhe qindra kilometra larg, në mesin e shqiptarëve të diasporës. Dy artistë shqiptarë që jetojnë në Gjermani, Ina dhe Kris, kanë krijuar këngën “Flamingo”, një këngë që i bën thirrje qytetarëve të mos heshtin përballë padrejtësive.

Protestat e përditshme kanë krijuar terrenin për një revolucion kulturor, duke ndryshuar mendësinë e qytetarëve mbi mënyrën se si duhet të qeveriset vendi. Ina dhe Kris, të cilët jetojnë prej pesë vitesh në Gjermani, thonë se kanë marrë pjesë në protestat e organizuara atje si një mënyrë për të ngritur krye ndaj padrejtësive që i janë bërë bashkëkombësve.

“Vendosëm të protestojmë edhe nëpërmjet muzikës, duke qenë se pamundësia për të qenë çdo ditë në shesh, në Shqipëri, e bëri edhe më të madhe dëshirën që zëri ynë të dëgjohej përmes kësaj kënge dhe të motivonte të gjithë ata që po përpiqen kaq shumë për këtë kauzë”, u shpreh këngëtarja shqiptare.

“Teksti u shkrua shumë natyrshëm. Nuk donim ta bënim shumë të drejtpërdrejtë apo politik, por dëshironim që të përcillte dhimbjen, dashurinë dhe revoltën. Për ne, pjesa më e rëndësishme e tekstit është ideja se një vend është i gjallë kur njerëzit flasin, protestojnë dhe nuk pranojnë të ulin kokën”, tha Ina.

Edhe titulli i këngës nuk u zgjodh rastësisht. Flamingoja, e kthyer tashmë në simbol të protestave në Shqipëri, u bë edhe boshti i këngës. Sipas këngëtares, muzika nuk e ndryshon botën brenda natës, por mund të ndikojë te njerëzit dhe t’i motivojë ata të mos qëndrojnë indiferentë.

Burim: Citizens Channel, https://citizens.al/2026/06/29/nje-bande-shqiptare-ne-gjermani-i-kendon-revolucionit-flamingo/
— Redaksia ZHURMA

Radio Kosova 1 zhurma.fm