Zhurma Press E Mërkurë · 30 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Moti Rryma Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 02:34 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
02:29 Bashkimi mposht Trepçën dhe fito Superkupën e Kosovës në basketboll02:21 KultPlus publikon përzgjedhje thëniesh të Emile Zolës01:55 Maran: Pjesën e dytë e patëm mendjen te Finlanda01:11 Kontrata e Dinjitetit: Ose e shpëtojmë bashkë Shqipërinë, ose e humbim përgjithmonë22:31 PDK kritikën deklaratën e ambasadorit britanik për aktgjykimin e Hagës21:16 Victoria Beckham nuk heq dorë nga takat as gjatë stërvitjes21:04 Udhëzime për tifozët kuqezi për aksesin në San Marino Stadium20:48 Takimi i Ahmetit me Hamzën në Prishtinë, në fokus zhvillimet politike dhe procesi në Hagë20:43 Plagoset një person në Miradi të Fushë Kosovës, i dyshuari në arrati18:24 Erina kërkon falje publike për provokimet ndaj UÇK-së
Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Lajme DIA

Si mban gjallë Shkolla Shqipe 'Pjetër Budi' gjuhën shqipe në Liverpool?

Pse është e rëndësishme ruajtja e gjuhës dhe kulturës shqiptare në diasporë?

Redaksia ZHURMA 16:24 Përditësuar 07:11 1 min lexim
Si mban gjallë Shkolla Shqipe 'Pjetër Budi' gjuhën shqipe në Liverpool?
FOTO · Foto: Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

LIVERPOOL — Shkolla Shqipe 'Pjetër Budi' në Liverpool ka mbyllur vitin e saj të dytë shkollor, duke vazhduar misionin për të ruajtur gjuhën, kulturën dhe identitetin shqiptar tek fëmijët e diasporës. Gjatë vitit 2025–2026, shkolla zhvilloi 30 seanca mësimore javore, ku fëmijët mësuan të flasin, lexojnë dhe shkruajnë në gjuhën shqipe, por edhe njohën historinë, traditat dhe vlerat që na bashkojnë si komb.

Viti u karakterizua nga një angazhim i gjerë komunitar dhe një sërë aktivitetesh kulturore e edukative. Nxënësit dhe familjet festuan së bashku Pavarësinë e Shqipërisë dhe të Kosovës, Krishtlindjet, Vitin e ri, Pashkët, Ditën e Verës dhe 1 Qershorin.

Një moment krenarie ishte përfshirja e nxënësve tonë në projektin “Dear Mother”, organizuar nga Successful Mothers Organisation. Katër nga punimet e tyre u botuan në librin “Dear Mother” nga autorja Merita Isufi.

Shkolla përfaqësoi gjithashtu komunitetin shqiptar në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhëve në Liverpool, duke promovuar gjuhën dhe kulturën shqiptare në një mjedis shumëkulturor.

Burim: Diaspora Shqiptare
— Redaksia ZHURMA

Komentet