Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

KEDS-i: Erërat dëmtuan rrjetin elektrik, vazhdon puna në terren

Ekipet e KEDS-it janë në terren pas erërave të forta që shkaktuan ndërprerje të energjisë elektrike në disa komuna të enjten në mbrëmje.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Erërat e forta që përfshinë disa komuna të enjten në mbrëmje shkaktuan ndërprerje të energjisë elektrike në rrjetin shpërndarës. Sipas njoftimeve, zonat më të prekura përfshijnë Prishtinën, Gjakovën, Dragashin, Prizrenin, Suharekën, Kamenicën, Gjilanin, Kaçanikun, Lipjanin, Shtimen, Drenasin, Obiliqin, Fushë-Kosovën, Podujevën dhe Ferizaj.

KEDS-i: Erërat dëmtuan rrjetin elektrik, vazhdon puna në terren
Foto: albeu.com

Belona Dallaveraj nga KEDS-i bëri të ditur se brenda tri orëve të para pas qetësimit të motit, ekipet arritën të normalizojnë furnizimin me energji elektrike për rreth 80 për qind të konsumatorëve të prekur. Ajo shtoi se janë lokalizuar problemet me shtylla dhe përçues në pothuajse të gjitha pikat e rrjetit shpërndarës ku u evidentuan dëmtime, ndërsa ekipet po vazhdojnë angazhimin në terren për sanimin e plotë të problemeve dhe normalizimin e furnizimit.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Rrethi i arabëve Prishtinë 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme