Gërxhaliu: Tri hematoma në trupin e Clarës mund të jenë shkaktuar natën kritike
Eksperti i mjekësisë ligjore dëshmon në rigjykimin ndaj Endrit Nikës për vrasjen e shtetases argjentinase Maria Clara Urdangaray në Fushë-Kosovë.
Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim
Seanca e rigjykimit ndaj Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e shtetases argjentinase Maria Clara Urdangaray, u përqendrua te tri hematoma të konstatuara në trupin e së ndjerës, të cilat dyshohet se mund të jenë shkaktuar para rënies së saj nga kati i gjashtë i një hotelit në Fushë-Kosovë. Eksperti i mjekësisë ligjore, Arsim Gërxhaliu, gjatë dëshmisë së tij deklaroi se hematomat e evidentuara ishin të freskëta dhe se, bazuar në ngjyrimin e tyre, ato mund t’i përkisnin natës kritike.
Gjatë pyetjeve nga prokurori Armend Hamiti dhe avokati i palës së dëmtuar, Leutrim Syla, eksperti sqaroi se lëndimet ishin klasifikuar në konkluzion si të freskëta, por veçoi tri prej tyre në gjurin e djathtë, kofshën e djathtë dhe gjurin e majtë, të cilat mund të ekskludohen nga lëndimet e tjera që lidhen direkt me rënien nga lartësia. Gërxhaliu tha se nuk mund të japë një konstatim se a ka pasur vetëdije e ndjera në momentin kritik, duke përmendur vetëm një dokument dhe një raport të SHSKUK-së.
Seancat e radhës në këtë rigjykim janë caktuar për datat 2 dhe 7 dhjetor, duke filluar nga ora 13:15, ku parashikohet të dëgjohet eksperti Ermal Maqedonci në kuadër të vazhdimit të shqyrtimit gjyqësor.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar