Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Ekonomi

Kamenica merr 500 mijë euro për banim social nga Qeveria

Me nënshkrimin e memorandumit, Kamenica përfitoi 500 mijë euro për renovimin dhe rindërtimin e 30 njësive banesore.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Komuna e Kamenicës do të përfitojë 500 mijë euro nga Qeveria e Kosovës përmes Projektit të Banimit Social Adekuat. Lajmin e bëri të ditur ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, e cila nënshkroi memorandum bashkëpunimi me kryetarin e komunës, Kadri Rahimaj.

Kamenica merr 500 mijë euro për banim social nga Qeveria
Foto: botasot.info

Investimi parashikon ndërhyrje në 30 njësi dhe shtëpi përfituese. Konkretisht, 20 njësi ekzistuese të banimit social do të renovohen, ndërsa 7 shtëpi private do të mbështeten për renovim dhe 3 të tjera për rindërtim.

Në takim morën pjesë edhe nënkryetarja Arta Bajralija dhe zyrtarja nga Qendra për Punë Sociale, Vlera Bugaqku. Pacolli theksoi se ky investim synon përmirësimin e kushteve të banimit dhe mbështetjen e familjeve në nevojë.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Bregu i Diellit 2 Prishtinë 3 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme