Istrefi nga Haga: Pritjet janë që krerët e UÇK-së të shpallen të pafajshëm
Gazetari Dibran Istrefi, në një lidhje direkte nga Haga, tha se pritjet janë pozitive dhe se kosovarët do të mblidhen pranë gjykatës.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Në prag të shpalljes së aktgjykimit nga Gjykata Speciale për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gazetari Dibran Istrefi ka raportuar nga Haga për pritjet e momentit. Ai tha se pritjet janë pozitive dhe se presin lirimin e krerëve të UÇK-së. Sipas tij, një aktivitet pritet të mbahet nesër në mbrëmje rreth orës 20:00, ndërsa kosovarët do të mblidhen në një shesh afër gjykatës për të ndjekur zhvillimet.
Aktgjykimi do të shpallet në orën 10:00, por seanca mund të zgjasë, pasi fillimisht do të lexohet arsyetimi dhe në fund aktgjykimi. Istrefi shprehu bindjen se procesi gjashtëvjeçar e mbështet pritjen për shpalljen e pafajësisë së ish-krerëve.
Ai gjithashtu paralajmëroi mbledhjen e qytetarëve nga Kosova në afërsi të Gjykatës Speciale për të përcjellë momentin e shpalljes së aktgjykimit.