Vazhdo leximin
e hënë, 2 nëntor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Shoqëri

ISHP: 58 raste me ethet e Nilit Perëndimor, tetë persona kanë vdekur

Instituti i Shëndetit Publik njofton se janë regjistruar 58 raste të etheve të Nilit Perëndimor dhe tetë persona kanë humbur jetën.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Deri më 8 shtator, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 58 raste të etheve të Nilit Perëndimor, prej të cilave 54 janë konfirmuar, ndërsa katër konsiderohen raste të mundshme. Sipas raportit të Institutit të Shëndetit Publik, deri tani kanë humbur jetën tetë persona dhe të gjithë viktimat janë meshkuj.

ISHP: 58 raste me ethet e Nilit Perëndimor, tetë persona kanë vdekur
Foto: almakos.com

Gjatë javës së kaluar, nga 2 deri më 8 shtator, janë raportuar dy raste të reja, një në Shkup dhe një në Sveti Nikollë, si dhe dy raste të reja me përfundim fatal nga Shkupi. Të gjithë personat që kanë ndërruar jetë ishin të hospitalizuar. Nga gjithsej 58 të prekur, 46 janë meshkuj dhe 12 janë femra.

Ethet e Nilit Perëndimor janë sëmundje infektive që transmetohet kryesisht përmes pickimit të mushkonjave të infektuara. Për këtë sëmundje nuk ka bar konkret antiviral, ndërsa mbrojtja më e mirë mbetet shmangia e pickimit të mushkonjave dhe përdorimi i masave mbrojtëse.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Gjilani 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme